untitled123.mp3
File Size: 262 kb
File Type: mp3
Download File

untitled.mp3
File Size: 770 kb
File Type: mp3
Download File

kliko ketu dhe shkarkoni windows live messenger 2009

>                            
             
                
                BigBrother Albanian 2 - LIVE Nga Shtepia , Në albania-ks.tk
 
                         

           LAJMET E FUNDIT NE ALBANIA-KS.TK
            

   
                Lajmet Me Te Reja Nga Teknologjia ne albania-ks.tk
       Samsung HMX-R10 - kamera më e vogël HD
                       Postuar: 11:51 / 14 Mars '09 - Nga Administratori
                 
            
 Në tregun evropian, në muajin prill të këtij viti arrin kamera më e vogël e cila do të mund të incizojë video materiale në rezolucion me definicion të lartë - HD.

Video-kamera nga Samsung me emrin HMX-R10 është kamera e re më e vogël e cila është e aftë në rezolucion HD prej 1.920 x 1.080 pikselash.

Fotografitë mund të incizohen me 12 megapiksela, derisa objektivi optik është 5x. Ekrani i integruar në prapavijë është me diagonale prej 2.7 inçësh, derisa e tërë kamera peshon 229 gramë me dimensione 130 x 38 x 58 milimetra.

Çmimi i rekomanduar i shitjes së kësaj pajisje prej 400 eurosh.

 

             Apple përgatit softuer të ri për iPhone
                            Postuar: 12:30 / 13 Mars '09 - Nga Administratori
          
 Apple ka ftuar gazetarët në paraqitjen e versionit të ri të softuerit për shumë të popullarizuarin iPhone, e cila do të mbahet më 17 mars të këtij viti.

Paraqitjen e softuerit kompania Apple e ka organizuar në zyrat e saja qendrore në Cupertino të Kalifornisë. Gazetarët do të mund të shohin versionin 3.0 në vepër, derisa Apple planifikon të shfaqë edhe paketën e re softuerike të dedikuar për programuesit të cilët përpunojnë programe për iPhone. Nuk përmendet koha e daljes zyrtare e versionit të ri në treg, derisa Apple ka lënë të kuptojë se ajo që gazetarët do të shohin është versioni në fazën zhvilluese dhe ende të papërfunduar.

Apple e ka paraqitur iPhone 3G verën e kaluar. Gjatë vitit 2008 janë shitur gjithsej 12.7 milionë iPhone që ka qenë më shumë se parashikimet dhe planet e kompanisë Apple se do të shes 10 milionë njësi.

Momenti vendimtar për popullarizim e iPhone ka qenë atëherë kur programuesve u është dhënë mundësia që të krijojnë aplikacione për të. Pikërisht numri i madh i aplikacioneve të llojllojshme të cilat mund të shkarkohen pa pagesë apo me një pagesë simbolike e bëjnë celularin iPhone aq funksional dhe të adhuruar.

www.apple.com

 

                   Spirra S vjen në Evropë 
                                           Postuar: 10:30 / 12 Mars '09 - Nga Administratori
                             Automjeti sportiv korean Spirra S së shpejti do të fillojë shitjen edhe në Evropë.

Ky lajm nuk është edhe aq i ri, sepse edhe vitin e kaluar e kemi dëgjuar paralajmërimin, por kësaj radhe është zyrtar.

Tani për tani, megjithatë, dimë vetëm se çmimi për tregun holandez, ku edhe do të fillojë të shitet fillimisht do të jetë prej 125.000 deri në 150.000 euro.

Për këtë shumë pronari me fat merr një automjet kupe me motor V6 prej 2.7 litrash, i cili me ndihmën e kompresorit ofron 400 kuaj fuqi, derisa shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda.

 

            Samsung S5230 – celular super i hollë
                           Postuar: 11:28 / 11 Mars '09 - Nga Administratori
               Samsung S5230
 Kompania e Koresë Jugore Samsung ka paraqitur një telefon super të hollë prej gjithsej 11.9 milimetrash.

Samsung S5230 përmban edhe shumë gjëra tjera si: fotoaparat prej 3 megapiksela (me opsion për video incizim) dhe ekran të ndjeshëm në prekje WQVGA prej tre inç - 240 x 400 piksela.

Teknologjia speciale TouchWiz, e cila është vepër e kompanisë Samsung, mundëson manipulimin e lehtë me mundësitë e tij dhe ekranin fillestar, i cili edhe ashtu është shumë i lehtë për navigim.

Nga funksionet tjera vlen të veçohen shërbimet Google Search e Google Gmail, mbështetja për Bluetooth 2.1, mbështetja për GSM (850/900/1800/1900MHz) si dhe qasja për kartelat microSD.

Tani për tani nuk ka të dhëna për çmimin, por dihet se Samsung S5230 do të paraqitet në treg gjatë muajit prill të këtij viti.

 

             BMW Alpina B3 Biturbo Touring!
                  Postuar: 14:13 / 10 Mars '09 - Nga Administratori
         
 BMW në fund të vitit të kaluar ka paraqitur serinë e ridizajnuar 3, prandaj edhe Alpina ka avancuar versionin e vet të modelit B3 Biturbo të cilin e ka paraqitur tani në panairin e automjeteve të Gjenevës.

Pothuajse të gjitha dallimet janë të natyrës vizuale – motori prej 3.0 litrash edhe më tutje zhvillon 360 KF dhe 500 Nm, prandaj kjo Alpina mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për 4.9 sekonda.

Për dallim nga BMW-ja standarde, në të është ndryshuar aerodinamika, mbështetja sportive, sistemi i ri i lirimit të gazrave e të tjera gjëra që janë karakteristike për të.

 

          IPKO hap portal argëtues dhe informues!
                     Postuar: 10:45 / 9 Mars '09 - Nga Administratori
         
 Kompania Telekomunikuese IPKO ka lëshuar online dhe të hapur për të gjithë shfrytëzuesit e internetit ne Kosovë dhe botë portalin informativ dhe argëtues - www.ipko.net, si një veprim shtesë në zhvillimin dhe promovimin e teknologjisë informative përmes mundësive që ofron web-i dhe interneti.

IPKO është kompania e parë telekomunikuese ne Kosovë që hap portal argëtues dhe informativ për konsumatorët e saj dhe të gjithë përdoruesit e internetit kudo në botë.

Portali i IPKO, i cili ka qenë i mbyllur vetëm për klientët e IPKO-s, deri te enjten pasdite dhe që tani është hapur për të gjithë ka për synim informimin dhe argëtimin e shfrytëzuesve të internetit, si dhe qasjen më të lehtë në produktet dhe shërbimet që ofron IPKO në telefoninë mobile, internet, telefoni fikse dhe televizion kabllor.

Portali i IPKO, përmban informacione nga politika, sporti, informacione argëtuese si dhe informata te rëndësishme për produktet dhe shërbimet e kompanisë. Theksi kryesor i jepet informacionit nga shoëbiz, teknologjia dhe humori, fotografive dhe lojërave duke u orientuar kështu kryesisht në përmbajtje argëtuese.

Portali www.ipko.net përmban edhe një seksion të dedikuar vetëm për klientët e IPKO.

Përmes portalit klientët e IPKO mund te kyçen ne e-mailin personal të (ipko.net), të mbushin llogaritë e internetit, si dhe të informohen për produktet dhe shërbimet e IPKO. Klientët e IPKO gjithashtu mund të shfrytëzojnë edhe mini-portalin My Telephony (Telefonia Ime), i cili ju jep qasje në informatat e përdorimit të telefonisë fikse - përfshire këtu listën e thirrjeve dhe shpenzimet e përdorimit./albania-ks.tk/

 

         USB memorie me antivirus të integruar!
                          Postuar: 11:59 / 9 Mars '09 - Nga Administratori
       
 Buffalo ka përgatitur memoriet USB të dhënat e të cilave i mbrojnë me ekriptimin 256-bitësh, derisa vijnë me antivirus të integruar.

Memoriet USB të fundit nga kompania Buffalo do tu pëlqejnë të gjithëve për të cilët siguria e të dhënave ka rëndësi. Të pajisura me enkriptimin 256-bitësh dhe softuerin antivirus nga Trend Micro memoria do t’i skanojë të dhënat në kohë reale.

Memoria bart shenjën RUF2-HSCL-U, e do të vjen me kapacitete prej dy, katër apo tetë gigabajt. Pesha e kësaj memorie është 12 gramë.

Në tregun amerikan memoriet e sigurta nga Buffalo do të duhej të paraqiteshin në mesin e këtij muaji me çmim prej 55, 75, 130 i 185 dollarë, me radhë për modelet prej një, dy, katër e tetë gigabajt.


   

 


                 


 
 



                   
Copyright: 2009 - Powered By: admin - Webmaster : LIRIDON MALOKU          
               

8BPS – ]Ô8BIM% 8BIM$ 9 application/vnd.adobe.photoshop Adobe Photoshop CS3 Windows 2009-03-17T03:10:32+02:00 2009-03-17T03:17+02:00 2009-03-17T03:17+02:00 uuid:7D4E42118F12DE11889FB7F0662B7169 uuid:3959E6859012DE11889FB7F0662B7169 1 960000/10000 960000/10000 2 256,257,258,259,262,274,277,284,530,531,282,283,296,301,318,319,529,532,306,270,271,272,305,315,33432;CC1592059C307E63CA41983AF69566C0 800 150 1 36864,40960,40961,37121,37122,40962,40963,37510,40964,36867,36868,33434,33437,34850,34852,34855,34856,37377,37378,37379,37380,37381,37382,37383,37384,37385,37386,37396,41483,41484,41486,41487,41488,41492,41493,41495,41728,41729,41730,41985,41986,41987,41988,41989,41990,41991,41992,41993,41994,41995,41996,42016,0,2,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13,14,15,16,17,18,20,22,23,24,25,26,27,28,30;77A198E78146DE85043EBA604A18AC0C 3 sRGB IEC61966-2.1

copyright 2008-2009 www.albania-ks.tk
                                                     &
                                       www.merrmp3.tk