>>>> fjal te urta <<<<

 

» Ajo që ke frikë të gjen.

» Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita.

» Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë.

» Atë që pështyn, mos e lëpij.

» Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.

» Ai që hyn në lumë edhe do laget.

» Burri flet përpara syve e jo pas shpine.

» Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.

» Burri o të fal, o të var.

» Burri s’matet me pëllëmbë po me zemër.

» Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.

» Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan

» Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.

» Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij.

» Dajaku ka dalë nga xheneti.

» Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.

» Derri do plumbin, nuk zihet me duar.

» Ditëgjati s’bëhet ditëshkurtër me nëmë.

» Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.

» Dhe kau i mirë po s’e ngacmove, s’tërheq në brazdë.

» Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

» E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.

» Frika nuk e len lepurin me u majtë.

» Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.

» Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

» Fusha bën baltë, mali bën furtunë.

» Gozhda nxjerr goxhdën.

» Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.

» Guri i rrumbullkët nuk zë vend.

» Gjalpin e ruan kripa.

» Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

» I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.

» Ku do të dijë hëna se lehin qentë.

» Ku ngul hunë var hejbet.

» Ku rafsha mos u vrafsha.

» Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës".

» Kur ke zemër ke edhe krahë.

» Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.

» Kush kërkon gjen.

» Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.

» Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.

» Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.

» Pushka don pushkën.

» Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

» Qeni i pangopur të ha.

» Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.

» Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.

» Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.

» S’ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

» Shqerra që s’thërret mëmën humbet.

» Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.

» Trimi e ka me vete fatin.

» Trimin vraje, po mos e shaj.

» Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.

» Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

» Amanetin e mban toka.

» Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

» Besa asht ma e fortë se vdekja.

» Besa e burrit, pesha e gurit.

» Burri i mirë flet një herë.

» Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.

» Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

» Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.

» Ku është besa aty është dhe shpresa.

» Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

» Nga del fjala del dhe shpirti.

» Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.

» Ara ime varri im.

» Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit.

» Atdheu e nana nuk harrohen.

» Atdheu mbi të gjitha.

» Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj.

» Balta më e ëmbël se mjalta.

» Bijë vendi pikë argjendi.

» Bukë e hi në shtëpi.

» Çdo hi në vatrën e tij.

» Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt.

» Çdo zog kërkon folenë e tij.

» Dardha bie nën dardhë.

» Derë e botës s’është strehë e kokës.

» Duaje atdhenë si shqiponja folenë. » Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.

» Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.

» Dheu zhuritet por bari mbin përsëri.

» Qeni leh tek stani i tij.

» Fjala në vend të huej, bahet gur.

» Guri i rëndë në vend të vet.

» Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.

» Gjeli mbret mbi pleh të vet .

» Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit.

» Gjuha bashkon kombin.

» Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

» I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër.

» Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj.

» Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le.

» Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.

» Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë.

» Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë.

» Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë.

» O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti.

» Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim.

» Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë.

» Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut.

» Besë e shqiptarit si purteka e arit.

» Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë.

» Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. » Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë.

» Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj.

» Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then.

» Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën.

» Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë.

» Shqiptari për mik asht tret e asht fik.

» Shqiptari s’ha pulë të ngordhur.

» Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë.

» Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri.

» Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë.

» Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep.

» Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh.

» Shqiptari s’e han trupin me bukë.

» Toskë e gegë, pemë nga një degë.

» Kush rren shtetin, rren vetin.

» Dinaku të shkon ujë nën rrogoz.

» Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.

» Duhet ndarë kashta nga kokrrat.

» Dy shaka bëjnë një të vërtetë.

» E treta e vërteta.

» Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën.

» Foli derës të dëgjojë dritarja.

» Foli plakës të dëgjojë nusja

» Fshati që duket s’do kallauz.

» Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.

» Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.

» Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.

» Gjuha e ka rrënjën në zemër.

» Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.

» Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.

» Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.

» Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.

» Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.

» Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.

» Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.

» Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.

» Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.

» Mos e ban penin tra.

» Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.

» Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.

» Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.

» Nuk luan ferra kot.

» Nuk mbulohet dielli me shoshë.

» Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zako » Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi.

» Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.

» Rena a nana e tana të këqijave.

» S’dalin dyzet ujqër nga një drizë.

» S’i bën mjekra priftërinjtë.

» Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.

» S’mbushet thesi me gënjeshtra.

» Shakaja është gjysma e të vërtetës.

» Ti kemi sahanët pa kapakë.

» Ustai, ustanë e njef në zanat.

» Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.

» Barku i gjerë, truri i ngushtë.

» Budallai shkon tek e ngasin.

» Burimi i mirë duket në thatësirë.

» Ç’i do qeni brekët.

» Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

» Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.

» Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.

» Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet.

» Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.

» E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.

» Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.

» Gjej vendin e bëj kuvendin.

» Gjuha dredhon se mendja e mëson.

» Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

» Humbi sëpatën, i rruat bishti.

» Kali i mirë shton torbën e tij.

» Kalit të mirë shtoi tagjinë.

» Koha vjen për atë që di ta presë.

» Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.

» Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.

» Kur gabon i mençuri çuditet budallai.

» Lepuri në mal, kusia në zjarr.

» Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.

» Ma mirë të kesh mend se pare.

» Mendja është në majë të gjuhës.

» Mendja e lehtë rëndon të zonë.

» Me një gur, ti vrave dy zogj.

» Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.

» Mos bëj petulla me ujë.

» Mos e humb si Xhaferri simiten.

» Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.

» Mos hidh të thatën mbi të njomë.

» Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.

» Mos shit qen të blesh këlyshë.

» Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.

» Mos u mbyt me një pikë ujë.

» Ndoqe fillin gjete lëmshin.

» Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.

» Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.

» Nuk sheh syri po sheh mendja.

» Nuk të ngroh zjarri i kashtës.

» Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".

» O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.

» Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.

» Peshku në det, kusija në zjarr.

» Për gjithë vend ka pleq me mend.

» Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim.

» Po pate dhen gjen edhe bari.

» Prishja e shtëpisë vjen nga mend.

» Kam inat po nuk kam takat.

» Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

» S’mbartet ujë me shportë.

» Si është vendi bëhet kuvendi.

» S’jepet një pelë për një thelë.

» S’ka varfëri i mençuri.

» Shtatin pyll e mendjen fyll.

» Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.

» Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.

» Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë.

» U habit pas lëngut, harroi thelat.

» Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.

» Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.

» Vëthët i nxorra po vërët i kam.

» Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.

» Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall.

» Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.

» Duro sa mund, gëzohu pa fund.

» Dhe durimi ka kufi.

» Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë.

» Edhe guri pëlcet kur nxehet.

» E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.

» Fjal e ëmbël thyhen të fortin.

» Fjala e mirë në ditë të keqe.

» Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.

» Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara.

» Hiq inatin gjej rehatin.

» I buti thyen të fortin.

» Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet.

» Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen.

» Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.

» Lumi i thellë, nuk rrëmben.

» Me gojë i afron, me gojë i largon shokët.

» Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.

» Mëngjesi është më i mençëm se nata.

» Mos i fryj zjarrit se të djeg.

» Mos merr si pushka e jevgut.

» Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh.

» Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.

» Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë.

» Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.

» Për pleshtin djeg jorganin.

» Rrugë e gjatë pret shkurtër.

» Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen.

» Sherri do nge, davaja do para.

» Shkallët ngjiten shkallë-shkallë.

» Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën.

» Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin.

» Uthulla e fortë plas gurin.

» Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.

» As topi i Ali Pashës s’e tund.

» Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf".

» Avash Beg se ka hendek.

» Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.

» Baste e budalla, motër e vëlla.

» Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë.

» Daullja bie për ata që kanë veshë.

» Del çiraku më i mirë se ustai.

» Dy gjela në një vikt, s’këndojnë.

» Dhi e krimbur, bishtin përpjetë.

» Edhe vali je, shiko ku ishe dje.

» Ena bosh zhurmon më tepër

» Është nga ai gur që thyen çekan.

» Fjala pa punë, si peshku pa lumë.

» Fjalë pak e punë shumë.

» Fol me ty, fol me murin.

» Gjëmon voza që nuk ka verë.

» Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.

» Hiqu det se do shkojë lumi.

» I gjen mushka drutë.

» I mbushet mendja, atij që ka mend.

» Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.

» Kalliri me bukë, s’e ngren kryet përpjetë.

» Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.

» Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi.

» Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë.

» Kur u ba horri pashë, vrau t’anë.

» Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.

» Kush s’kupton, i japin të kuptojë.

» Lumi i thellë, s’ka ushëtimë.

» Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm.

» Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë.

» Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

» Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.

» Mos mëso ustanë, po merri zananë.

» Mos u kapardis si gjeli në plehra.

» Mos u mat me hijen e me njerëzit.

» Mos u mat me hijen e pasdrekes.

» Në portën e të shurdhit mos trokit.

» Nga ferra e vogël del lepuri i madh.

» Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.

» Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.

» Pas lufte të gjithë bëhen trima.

» Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare.

» Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha.

» S’e lenë hunda me pa larg.

» S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë

» S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije.

» Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.

» S’tunden malet me përralla.

» Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur.

» Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët.

» Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty.

» Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni.

» Trimi që lëvdohet, nuk të vret.

» U bë dhija me tremb ujkun.

» U bo veja me mësue pulën.

» U hap dheu, doli një plesht.

» U mbars mali, polli një mi.

» Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.

» U rrit kungulli dhe mori dhenë.

» Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar.

» Ai që e ka provue din edhe me të mësue.

» Bëne vath e ve në vesh.

» Bëj si të thotë më i madhi.

» Bleta din si bëhet mjaltët.



» Dami të bëhet mësim.

» Kush s’pyet mbetet budalla.

» Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.

» Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër.

» Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja

» Ban mirë e harro, ban lig e kujto.

» Bëj nder e gjej qeder.

» Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.

» Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.

» E keqja nuk harrohet, e mira po.

» E mira dhe e keqja nuk kanë fund.

» E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban.

» Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.

» I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.

» I ligu të puth e të kafshon.

» I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.

» I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha.

» Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.

» Kur pi ujë, kujto burimin.

» Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder.

» Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.

» Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.

» Pyka e vet e shkyn lisin.

» Pyll pa derra s’ka.

» Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është

» Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.

» Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.

» Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.

» Rrit këlyshët të të hanë kokën.

» Rrufeja nuk bie në hale.

» Sëpatës bish mos iu ban.

» Ska din zemra, atje shkon mendja.

» Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.

» Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër.

» Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.

» Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.

» Bie molla që ka krimbin.

» Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.

» Çika pa nder, si lulja pa erë.

» E drejta pa forcë, s’të pi ujë.

» E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.

» Fajat janë që pjellin ligjin.

» Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri.

» Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.

» Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.

» Gabimi falet njëherë, e jo përherë.

» Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.

» Hatëri të lë pa brekë.

» Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar.

» Ka të mençur për të marrë.

» Koka e falur s’pritet.

» Kur falet e liga, dënohet e mira.

» Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet.

» Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.

» Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë?

» Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.

» Kush ha bukë, bën thërrime.

» Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.

» Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin.

» Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.

» Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.

» Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

» Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.

» Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.

» Ngarkoje tjetrin aq sa mban.

» Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.

» S’hahet në vend të djathit.

» S’hahen bashkë turp e bukë.

» Zoti vonon, po nuk harron.

» Vritet faji e jo njeriu.

» Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".

» Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".

» Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.

» Ç’bluan mendja, zbulon pija.

» Ç’ka barku, nxjerr bardhaku.

» Difton fëmija, ç’ka shtëpia.

» Dinaku hyn në pus e del pa lagur.

» Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë.

» Peshk pa hal ne shtpi pa fjal.

» Dija eshte drite,padija terr.

Fjal te Urta Maturia, Besimi, Vepra

As copën e madhe mos e ha pa u menduar.

Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.

Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.

Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.

Dhjetë herë mat, një herë pre.

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.

Gazi i madh, kthehet në helm.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Gjella me kripë e kripa me karar.

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.

Ha të rrosh, jo rro të hash.

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.

Kashata e madhe të ngec në fyt.

Këmba e madhe të shqyen këpucën.

Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.

Kur flet shkopi të vret.

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.

Kur s'di not mos u fut në ujë.

Kush ha shumë i del për hunde.

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.

Lakmia, lakfyt.

Lisi nuk pritet me nji të rame.

Lulja e këputun nuk mbin ma.

Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot.

Mos dalë goja para mendjes.

Mos i bjer të mirës me shkelm.

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.

Mos kërko vezë të pjekura në hell.

Ngopet deti me lumenj?

Nuk mba ujë orizi.

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.

Pi rakinë e jo mendjen.

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.

Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.

Qefi prish qefin.

Tamahu të shpie në gjynah.

Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.

Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin.

Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.

U mbush kupa do të derdhet.

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.

Unë baj barrën, ti djersin.

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.

Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen.

Nata s'ka shahit.

As para pushkës, as prapa mushkës.

Atje ku fle ujët, atje është më thellë.

Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

Bie një gurë e shkoqet një mur.

Buka që thyet s'ngjitet më.

Çdo gjë forcohet, në themel.

Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.

Dita ka sy, nata ka veshë.

Duhet me i fry lugës para se me të djeg.

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.

Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.

E ke zogun në dorë, mbaje.

Fusha ka sy, mali ka veshë.

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.

I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.

I zoti duhet të ruajë arën e vet.

Jo si cjapi te kasapi.

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.

Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm.

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.

 

 

Kujto qenë e bëj gati shkopin.

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.

Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.

Kush vret nuk flet.

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.

Mos shkel në dërrasë të kalbur.

Mos shko si breshka te nallbani

Uji s'fle , hasmi fle.

Guna e tjetrit , te mban valë.

Punen e sotme , lere me mire per neser .

Gjella me kripe e kripa me grusht.

Kush te shan edhe te zhdep ne dru.

Po lehen qente, nuk ecen dot karvani perpara

Uthulla e fortë, thyen enën e vet

Larush për përjashta, kazi për mrena.

Kush fmi se nigjon nanën, del n'rrug e then kamën.

Goja llap e shpina dap.

Mos t'foli goja para men'jes.

Ha nje luge çorbe te prishur dikur, e vjell gjithe jetes

Ç'ta ben femija, s'ta ben as perendia

Gjuha kocke s'eshte e kocka thyen

Po kerceve gardh me gardh, do te te hyje nje hu ne b*the

Nuk mbahet shtepia me miell hua

I zoti e di ku i pikon çatia

Kur bie erresira, te gjitha macet duken te mira

Qeni qe leh, nuk kafshon

Ku ka tym, s'eshte pa gje

Kush s'punon, dheut i rendon

T'i varesh ujkut melçite e qengjit ne qafe

Si dhelpra pas koqevè te demit

Ç'ka barku, nxjerr bardhaku



Te gjith jemi te fajshem per te gjitha te mirat qe skemi bere.

Koha eshte para

Ai qe bie ne dashuri me veten e tij sdo kete kundeshtar.

Mesuesit hapin deren.. por ti duhesh te hysh vetem

Ai qe ben nje pyetje eshte budalla per pese minuta.. ai qe sben pyetje eshte budalla per nje jete te tere.

Jepi nje burri nje peshk.. e do ngopet per nje dite.. mesoj si te peshkoj e do jet i ngopur per gjith jeten

E hidhur, e thart, e embel, e kripur.. te gjitha duhen te shijohen